Një antar më shumë në familjen mbretërore

Një antar më shumë në familjen mbretërore

Dukesha e Sussexit, Meghan Markle dje është bërë nënë për herë të parë me një djalë.

Me rastin e lindjes së foshnjë, Princi William, i cili tani ka epitetin e xhaxhait është i emocionuar për lindjen e nipit të tij, dhe se është i gëzuar për vëllain e tij që tani bënë pjesë “shoqërinë e privimit të gjumit pasi që është prindër” këtë ai e ka thënë duke qeshur.

Jemi absolutisht të entuziazmuar dhe presim me padurim t’i shohim atë në ditët e ardhshme“, tha ai.

Lindjen e foshnjës mbretërore e ka komentuar edhe dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, e cila ka thënë se tani në familje tre antarë do e festojnë ditëlindjen në Pranverë.

Është e mrekullueshme që në këtë kohë erdhi edhe një fëmijë në familje“, është shprehur Dukesha duke theksuar se dy fëmijët e saj të vegjël, Princi Louis dhe Princesha Charlotte e Kembrixhit, kanë ditëlindjen në Pranverë.
Dukesha është shprehur se, “Pranvera është në ajër.”

Princ Harry dhe Dukesha e Sussexit, Meghan Markle njoftuan publikisht shtatzëninë më 15 tetor të 2018-së, ditën e parë të turneut të tyre mbretëror në Australi dhe Zelandën e Re./21Media