Ja disa këshilla

Ja disa këshilla

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çdo orë një fëmijë rrëzohet nga karrigia. Prindërit duhet të jenë më se të kujdesshëm kur fëmijët e tyre luajnë jashtë shtëpisë, por rreziqe të mëdha vijnë edhe kur ata luajnë brenda, në vende të sigurta siç i konsideroni ju.

Bright Side ka listuar disa nga këto gjëra që mund të duken të sigurta, por në realitet mund të jenë potencialisht të rrezikshme për fëmijën tuaj.

1.Nëse i lini ata të ulen në pozicionin e shkronjës “W”

Pozicioni “W” është forma më e zakonshme që fëmijët zgjedhin të ulen kur luajnë në dysheme, sepse është shumë e përshtatshme për ta. Sidoqoftë, konsiderohet si njëra ndër pozicionet më të rrezikshme për fëmijët dhe mjekët ua rekomandojnë prindërve që të mos i lejojnë fëmijët të ulen ashtu.  Për më tepër, osteopati Avni Trivedi deklaroi gjatë një interviste se kjo pozitë është bërë “një epidemi e re e shëndetit” që mund të ndikojë shumë në zhvillimin e nyjeve dhe kockave te fëmijët, të dobësojë muskujt e tyre dhe të bëjë presion shtesë në shpinë, qafë dhe supe.

2.Qëndrimi në karrige

Kjo është njëra ndër arsyet më të shpeshta pse fëmijët rrëzohen, sidomos të vegjlit. Fëmijët janë të pandalshëm dhe nganjëherë ata duan të arrijnë çdo gjë, përfshirë karriget. Rrëzimi nga karriget, në përgjithësi, është shkaku kryesor i traumës dhe i tronditjes.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo orë rrëzohet një fëmijë nga karriget. Andaj, për këtë arsye specialistët i këshillojnë prindërit t’i lidhin me rrip fëmijët në karriget e vaktit, që të mos i lejojnë ata të ngriten nga to. Po ashtu, t’i mbikqyrin ata, sepse ekziston mundësia që fëmijët të bien nga tavolina, transmeton rtv21.tv

3.Të luajnë me baltë

Fëmijët duan të luajnë me baltë jashtë. Duhet ta keni parasysh ku luajnë fëmijët tuaj, sepse gërmimi dhe luajtja me baltë janë shumë të rrezikshme për fëmijët.

Edhe pse bojërat e plumbit në shtëpi janë ndaluar, ka ende vende me lëvozhgë të plumbit si hambarë, garazhe dhe banesa të vjetra. Fëmijët mund të jenë të ekspozuar ndaj asaj nga toka e zhveshur, pasi plumbi mund të gjendet lehtësisht në oborret që kanë qenë afër atyre vendeve. Vetë plumbi është një metal helmues që mund të shkaktojë dëmtim të trurit dhe probleme gjatë gjithë jetës.

4.Kërcimi në trampolinë

Disa prindër kanë vendosur trampolina të vogla dhe të mëdha në kopshtet e tyre dhe fëmijët i adhurojnë ato. Por, edhe kjo ka pasoja serioze në shëndetin e fëmijëve.

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, nuk duhet t’i vendosni trampolinat në shtëpi. Kjo për shkak se lëndimet mund të jenë serioze, përfshirë kocka të thyera, tronditje, lëndime të kokës dhe trauma më të ashpra që mund të çojnë në dëmtim të përhershëm të trurit dhe madje edhe vdekje.

5.Të ngasin biçikletën pa helmetë

Nuk është çudi që çiklizmi është një nga aktivitetet më të pëlqyera nga fëmijët sepse iu dhuron atyre sensin e pavarësisë, lirisë dhe argëtimit.

Sidoqoftë, ngasja e biçikletës pa helmetë mund të jetë e rrezikshme, sidomos për fëmijët. Helmeta është rregulli i parë, sepse ua mbron kokën fëmijëve kur rrëzohen. I mbron fëmijët nga lëndimet e trurit dhe trauma të tjera.

Po ashtu, duhet t’i mbikqyrni fëmijët. Çiklizmi mund të jetë aktivitet i mrekullueshëm familjar, kështu që shijojeni bashkë./21Media