Keni kujdes

Keni kujdes

Çdo vit rreth 100 foshnje sëmuren në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me botulizëm foshnjor (është një patologji e rrallë që prek fëmijët e moshës 0-12 muajsh. Ai shkaktohet nga toksinat e prodhuara prej bakterit të botulinës Clostridium). Kjo patologji e prek sistemin imun të fëmijëve që nuk janë të fuqishëm.

Janë disa ushqime që i konsumoni në baza ditore, që konsiderohen jo të rrezikshme për fëmijët, por është krejtësisht e kundërta. Studimet kanë dëshmuar se ato mund të jenë potencialisht të rrezikshme për ta.

Ja sjellim disa nga to:

1.Lëngjet, uji dhe pijet sportive

Sipas udhëzimeve të Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët nën moshën 1-vjeçare asnjëherë nuk duhet të pinë lëngje, përderisa ata që janë më të rritur duhet të pinë, por në sasi të limituara. Fëmijët nuk duhet të pinë ujë dhe pije sportive për shkak të vajit të perimeve të bromizuar që përmbajnë ato dhe që mund të çojnë në toksicitetin e bromit, pastaj mund ta afektojë sistemin nervor të fëmijëve, lëkurën dhe memorien. Si alternativë, përgatitni fëmijëve tuaj smoothie të frutave me qumësht dhe jogurt.

2.Jogurti i fëmijëve

Ani pse jogurti i zakonshëm është i mirë dhe i shëndetshëm për fëmijët, për jogurtin e fëmijëve vlen e kundërta. Ngjyrat artificiale dhe sheqeri në këto jogurte s’janë të shëndetshme për fëmijët. Shumë ngjyra ushqimore janë ndaluar, ndërsa të tjerat mund të shkaktojnë reaksione alergjike tek fëmijët ose mund të shkaktojnë hiperaktivitet dhe lloje të tjera të sjelljes së pafavorshme. Mund të përdorni edhe rrush të thatë apo fruta të ngrira, transmeton rtv21.tv

3.Domate të konservuara ose ushqime tjera të konservuara

Bisfenol-A (BPA) është një element toksik që gjendet në materialet e paketimit si plastika, por në sasi të mëdha gjendet në kavanoze, shumë prej të cilave lëshohen edhe në ushqimin që ndodhet në kavanoze. Ky element i rrezikshëm mund ta afektojë zhvillimin e fëmijëve, sistemin riprodhues dhe trurin e tyre, po ashtu, ndikon në shfaqjen e kancerit. Kështu që kur vendosni që të përgatisni pica me sos domatesh, kërkon kavanoz qelqi, ose blini tomate të freskëta të copëtuara. 

4.Hot dog-at dhe mishi i përpunuar

Hot dog-at, njejtë si ushqimet tjera me mish të përpunuar duhet të shmangen. Një studim i realizuar nga Shoqata Amerikane e kancerit, dëshmoi se nëse hani 50 gramë mish të përpunuar brenda ditës rrit rrezikun e kancerit kolorektal për 18%.

“Duhet ta kufizojmë konsumimin e mishit të kuq dhe të përpunuar, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i kancerit në zorrë të trashë apo kanceret e tjera”, thuhet në njoftim.

Rekomandohet të përdoren produkte të peshkut. Madje, edhe në ushqimet e shpejta, peshku është zgjidhje më e shëndetshme sesa mishi. Një hamburger me peshk është opsioni më i mirë.

5.Çamçakëzat

Çamçakëzat nuk janë për fëmijë. Para së gjithash, shumica e çamçakëzave përmbajnë sasi të mëdha sheqeri që është i dëmshëm për dhëmbët, sepse shkakton gropa. Përderisa disa çamçakëza pa sheqer mund të jenë opsion, edhe ato përmbajnë ëmbëltues sorbitol, që shkakton diarrenë.

Shumë e rrezikshme për fëmijët është nëse aksidentalisht e gëlltisin çamçakëzin. Nëse gëlltisin sasi të madhe në vazhdimësi, mund ta bllokojnë sistemin e tretjes. Përderisa kjo është shumë e rrezikshme, ata duhet të hanë perime, si karrota, tranguj apo të gjejnë alternativa tjera.

6.Çipsat

Çipsat janë ndër produktet e preferuara të fëmijëve, por nuk janë të preferueshme. Përveç se përmbajnë kalori, kripë e gjëra të tjera, fëmijët duhet t’ju shmangen atyre, sepse nuk janë të mira për ta. Kripa e tepërt mund të shkaktojë probleme me tensionin e lartë apo me qarkullimin e gjakut. Po ashtu, ushqimet me shumë kripë çojnë në obezitet, njejtë sikurse ato me shumë sheqer, përcjell rtv21.tv

Nëse fëmija juaj i do çipsat – dhe kush nuk i do, ju mund t’i krijoni me rriska patatesh në furrë./21Media