Dhunë në familje

Dhunë në familje

Rrahin nusen e familjes, arrestohet vjehrri, dhëndri ndërsa do hetohet në gjëndje të lirë vjehrra.

Policia e Elbasanit informon se ka arrestuar një 50 vjeçar, gruan e tij dhe djalin sepse akuzohen se në bashkëpunimin me njëri-tjetrin kanë rrahur nusen. Mësohet se 25 vjeçarja është goditur me sende të forta dhe ndodhet në spital.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit : G.I., 50 vjeç dhe H.I., 26 vjeç, ( at e bir) banues në Elbasan, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.I 46 vjeçe, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta 25 vjeçaren (bashkëshorten e shtetasit H.I), e cila ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, ka njoftuar policia.

Policia ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e krimit

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale” Dhuna në familje “./oranews