Prindërit e Astrit Deharit në Kuvend

Pas pak pritet të votohet qeveria e re

 Avni e Xhemile Dehari kanë hyrë në sallën ku mbahen seancat e Kuvendit të Kosovës.

Prindërit e Astrit Dehari do të shohin nga afër seancën ku pritet të votohet qeveria e re, në krye me Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kanë kaluar mbi 30 minuta, që nga koha kur ishte paraparë të fillojë seanca plenare. Mandatari Kuri momentalisht gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Para se të arrijë atje, Kurti tha për RTV21 se i ka votat për formimin e qeverisë së re./21Media

Back to top button