Foshnja u lind 16 javë më herët

Foshnja u lind 16 javë më herët

Një nënë e cila ka përjetuar më shumë aborte sesa që mund ta imagjinojë, arriti ta mbajë foshnjen e saj në duar për herë të parë në ditën e Krishtlindjes. Amanda Dourdounis, 36-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Angelo, nga Melbourne, u tmerruan kur vajza e tyre, Amalia, u lind 16 javë më herët në spitalin e fëmijëve Monash, më 16 dhjetor.

Foshnja e tyre peshon vetëm 411 gram, më e vogël sesa një kokërr fasule – dhe nuk mund të marr frymë. Ishte një moment i papërshkrueshëm për çiftin që provuan 5 vjet të kenë fëmijë. Ata bënë tre raunde inseminimi intraterin (IUI) përpara se të kalonin në IVF, duke shpenzuar midis 15 mijë dhe 20 mijë dollarë, transmeton rtv21.tv

Gruaja ishte shtatzënë para dy vitesh, por fatkeqësisht foshnja i kishte vdekur pa lindur. Ata tentuan disa herë të kenë fëmijë, por përjetuan disa aborte tragjike, për shkak të problemeve të çrregullimit të gjakut të zonjës Dourdounis. Kjo gjendje i vë njerëzit në rrezik të madh të zhvillimit të mpiksjes së gjakut dhe mund të parandalojë bashkimin e embrioneve në barkun e nënës.

Pas disa përpjekjeve, në korrik e zbuluan se po bëhen prindër. Gjatë shtatzënisë, zonja Dourdounis pati një problem me placentën e saj e cila u soll me ilaçe që ajo merrte për të holluar gjakun e saj, gjë që parandalon mpiksjen e gjakut. Zonja Dourdounis u dërgua në spital, ku dhe kreu operacionin cezarian dhe Amalia u lind pas vetëm 24 javësh në barkun e nënës.

Pas 48 orësh të lindjes, foshnja pësoi gjakderdhje në mushkëri. Ajo vazhdoi luftën dhe tani është më mirë. Pas 9 ditëve agonuese, çiftit iu lejua ta mbante foshnjen në duar për herë të parë vetëm në ditën e Krishtlindjes.

Familja e çiftit i ka mbështetur ata gjatë gjithë kësaj kohe të vështirë dhe kanë filluar një faqe për mbledhjen e fondeve dhe mbulimin e kostove mjekësore./21Media