Policia i ka gjetur prindërit e fëmijëve

Policia i ka gjetur prindërit e fëmijëve

Gjysmë ore pas mesnate në bulevardin Vidoe Smilevski në lagjen Novo Lisiçe, në Shkup, prindërit lanë në makinën e mbyllur dy fëmijët, 7 dhe 4 vjeç.

Sipas kalimtarëve që nuk deshën të flasin para kamerave, makina ishte parkuar keq dhe kjo ishte arsyeja që të ndalen dhe të shohin në makinë që të mund ta lëvizin, por kur u afruan makinës vërejtën dy fëmijët të cilën qanin dhe ishin të mbyllur.

Më pas është lajmëruar policia ku kanë thyer njërën nga xhamat e makinës për t’i shpëtuar fëmijët.

Nëpunësit policorë menjëherë kanë intervenuar dhe fëmijët janë nxjerrë nga automobili dhe me automjet të ndihmës së shpejtë janë dërguar në kompleksin Klinika “Nënë Tereza”.

Nga klinika shtojnë se në kohën e pranimit, gjatë ekzaminimit kishin përshtypje se fëmijët ishin të braktisur (të zhytur me rroba të pa lara), të vetëdijshëm, të frikësuar, dhe lehtë të dehidruar.

Më datë 28.08 në orën 23, me veturë të ndihmës së shpejtë të shoqëruar nga policia në Klinikën e fëmijëve në Shkup janë sjellë dy fëmijë. një djalë 4 vjeç dhe një vajzë 7 vjeçe, vëlla dhe motër, në vetëdije, të frikësuar dhe lehtë të dehidruar, me parametra vital stabil. Gjatë natës dhe ditës së sotme janë mbajtur në spital për observim janë realizuar egzaminime rutinore laboratorike, që janë me vlera të rregullta. Fëmijët janë kontrolluar gjatë ditës së sotme, janë në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore dhe planifikohet lëshimi i tyre nga klinika”, deklaroi Vesna Micevska nga Spitali i Fëmijëve.

Nga spitali i fëmijëve kërkojnë që prindërit të kenë kujdes që mos t’i lënë fëmijët në makinë sidomos gjatë temperaturave të larta, meqenëse kjo u rrezikon shëndetin, por edhe jetën e tyre.

Menjëherë pas masave të ndërmarra nga nëpunësit policorë, i kanë gjetur T.T (44) dhe M.N. (35), prindërit e fëmijëve. Për këtë rast policia ka njoftuar Prokurorin publik dhe po punon në zbardhjen e rastit.

Qendra për Punë Sociale, përkatësisht ekipi i specializuar është njoftuar për rastin. Megjithatë, për shkak të gjendjes shëndetësore, përkatësisht faktit që fëmijët kanë qenë të hospitalizuar, gjatë ditës së sotme është kryer bisedë me ta, por edhe me prindërit.

Pas bisedës së kryer me prindërit, si zgjidhje e përkohshme është sjellë vendim që fëmijët të vendosen në familje për përkujdes. Pas mbarimit të gjithë procedurës për zbardhjen e rastit, do të sillet vendim përfundimtar se a do t’i kthehen fëmijët prindërve, ose do tu merren.

Ekipi profesional vlerëson se për momentin në interes të fëmijëve është që të akomodohen në vend të sigurt ku do ta marrin kujdesin e nevojshëm dhe mbështetjen psiko-sociale. Ndërsa, në lidhje me të drejtën prindërore, do të duhet të kompletojmë dokumentet e nevojshme, të konsultohemi edhe me MBP-në dhe me PTHP-në, që të shohim me çfarë prova dhe fakte disponojmë, me qëllim që të vazhdojmë më tej me procedurat tjera, ndërsa megjithatë të jetë në interes më të mirë të fëmijëve”, tha Natasha Stanoeviq nga Qendra ndër-komunale për Punë Sociale.