Jeta është plot me surpriza. E supriza të shumta iu solli edhe çiftit brazilian

Jeta është plot me surpriza. E supriza të shumta iu solli edhe çiftit brazilian

Rosemere Fernanda de Andrade, lindi një vajze të bardhë të shëndoshë, me flokë bjonde dhe sy blu. Deri këtu  asgjë e jashtzakonshme , apo jo? Kjo  nëse nuk e konsideroni faktin se  nëna Rosemere dhe babai i foshnjës janë me ngjyrë, përcjell rtv21.tv 

Megjithatë, arsyeja që qëndron pas kësaj, është  se fëmija i bukur Ruth vuante nga një çrregullim i rrallë gjenetik për të cilin keni dëgjuar, është fjala  për albinizmin.  Në thelb është mungesa e pigmentit në lëkurë, në flokë dhe në sy.

Rosemere pas kthimit në fshatin e saj në pjesën e varfër të Brazilit, Recife, ajo  luftoi me mënyrën se si miqtë dhe fqinjët reaguan ndaj fëmijës së saj. Ata madje bënë komente se foshnja ishte e sëmurë ose  babai ndoshta mund të ishte dikush tjetër, përcjell rtv21.tv

Vetëm një vit më vonë  Rosemere lindi fëmijën e saj të dytë me albinizëm, Stefani. Mjekët shpjeguan se shkak për këtë mund të ishte se të dy prindërit  mbajnë një gjen për albinizëm dhe kështu çdo herë që kishin një fëmijë kanë  shans katër më katër që fëmija do ta kishte albinizmin. Dhe rezultati i këtyre shanseve ishte se ata kanë tre fëmijë me ngjyrë dhe tre të tjerë me albinizëm.

Shqetësimi  më i madh i  Rosemere është se  tre fëmijët me albinizëm kanë nevojë për kujdes të veçantë. Ata duhet të jenë super të kujdesshëm në diell dhe mund të luajnë jashtë vetëm  pas perëndimit të diellit, pasi ata nuk kanë mbrojtje natyrore nga rrezet./21Media