Bebe e emocinuar

Bebe e emocinuar

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dje festoi ditëlindjen e 30-të, shkruan rtv21.tv

Në këtë ditë të veçantë për të, Bebe ka publikuar këngën, “Not 20 Anymore”.

Gjatë ditës së djeshme ajo pranoi urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe fansat e saj. Mirëpo, ajo se çka atë e bëri të ndihej më së miri ishte befasia e prindërve dhe vëllait të saj.

Derisa, mbrëmë ajo ishte duke një koncert së bashku me bendin Jonas Brothers, në skenë u ngjithën prindërit dhe vëllai, të cilët në bashkëpunim me kolegët e Bebes i pregaditën një video me urime.

Këtë moment emocionues këngëtarja e ka publikuar në Instagram dhe me këtë rast i ka falënderuar të gjithë për këtë befasi të këndshme.

Ahhhh! Nuk më besohet që prindërit e mi të mrekullueshëm dhe vëllai më surprizuan në skenë sonte! Dhe videoja surprizë! Faleminderit të gjithëve që më kënduat “Shumë urime për ty!”, shkruan këngëtarja.

 Ndërsa, projekti paraprak i Bebes është “Harder”, që e ka sjellë në bashkëpunim me Jax Jones. Ky projekt numëron mbi 10 milionë klikime. /21Media