Prindërit sëmundjen e vajzës e kishin kuptuar dy javë pas lindjes

Prindërit sëmundjen e vajzës e kishin kuptuar dy javë pas lindjes

Daniele dhe Majkëll Gibs nga Wales pranuan që vajzës së tyre 18 muajshe  t’i prisnin këmbët për shkak se ajo kishte lindur me një sëmundje të rallë të deformimit të këmbëve poshtë gjurit.

Pas këtij operacioni prindërit shpresojnë që vajza të ketë më shumë mundësi për pavarësi

Sipas mediave të huaja, Daniele dhe Majkëll Gibs për sëmundjen e vajzës së tyre e kishin kuptuar dy javë pasi ajo kishte lindur.

“Këmbët e saj ishin në një pozicion të çuditshëm dhe nuk mund të ecte ndonjëherë”, citohet të ketë thënë nëna e vogëlushes.

 

Shoqata Ortopedike Pediatrike e Amerikës së Veriut (POSNA), kishte vlerësuar rastin e vogëlueshes si një në një milionë lindje.

Tashmë vajzës së vogël do i përgatiten një palë proteza me të cilat prindërit shpresojnë që ajo të ecë. /21Media