Kjo ngjarje nuk ka ndonjë shpjegim shkencor

Kjo ngjarje nuk ka ndonjë shpjegim shkencor

Më 20 dhjetor të vitit 2018 Lorenzo, 17 vjeç ishte duke shkuar në shkollë me motoçikletën e tij, kur papritur ishte përplasur me një Mercedes në Verona. Djali ka përfunduar mbi asfalt dhe një traumë e rëndë e kishte mbërthyer, pavarësisht kaskës projtëse për kokën.

17 vjeçari kishte dëmtime të rënda në tru dhe rrugët e frymëmarrjes, ndaj mjekët e kishin lajmëruar për një komë të thellë. Shpresat ishin praktikisht zero, aq sa prindërit kishin vendosur që nëse situata do bëhej më e vështirë do dhuronin organet e të birit. Por, më pas kishte ndodhur mrekullia, e cila është ende pa një shpjegim mjekësor.

Lorenzo kishte rinisur të zgjohej, hapte sytë, lëvizte këmbët dhe krahët. Arrin të flas dhe sot, sipas “L’Arena di Verona” erdhi edhe dita më e bukur për të dhe prindërit e tij: Lorenzo u rikthye në shkollë për të rinisur jetën, aty ku e kishte lënë para pesë muajve.

Kundër çdo statistike, kundër çdo lloj teorie shkencore. Nëse situata do kishte precipituar, Lorenzo do ishte shkëputur nga makineritë që e kanë mbajtur në jetë.

Nuk dihet ende se çfarë e ka nxjerrë nga tuneli i errët, në të cilin kishte rënë, e rëndësishme për të dhe për të gjithë ata që e duan është se ka mundur sërish të rimarrë jetën e lënë pezull para pesë muajve, raporton oranews.