Do të mendonit se ky art i ndërlikuar për thonj mori disa orë për t’u dizajnuar, por në fakt është bërë për disa sekonda

Do të mendonit se ky art i ndërlikuar për thonj mori disa orë për t’u dizajnuar, por në fakt është bërë për disa sekonda

Në garën për të kryesuar trendin në rritje të artit ekstravagant të thonjëve, O’2 Nails me seli në Kinë ka krijuar këtë printer të mençur për thonj.

Përdoruesit thjesht zgjedhin cili dizajn u pëlqen, lyejnë thoin me një xhelatinë për printim, e vënë gishtin në pajisje dhe e lënë ta kryejë punën e vet.

Pajisja ka mijëra dizajne. Përdoruesit madje edhe mund të shkarkojnë një aplikacion të telefonit të mençur dhe të ngarkojnë fotot që duan t’u shtypen në thonj, si një selfi.

Joanna Chi nga O’2 Nails thotë se procesi që rëndom merr rreth 35 sekonda për një thua, është shumë më i shpejtë sesa dizajnimi tradicional me dorë në sallone.

“Nëse shkoni në një sallon për thonj ku dizajnimi i luleve ose një vizatimi bëhet me dorë, merr dy ose tri orë” thotë ajo.

“Por nëse përdorni këtë printer për thonj, 35 sekonda për një thua. Nëse printoni dhjetë gishta, merr rreth 30 minuta. Po, ju kursen kohë.”

Panairi vjetor për elektronikë qëndron hapur deri më 12 janar.

Rreth 3,900 ekspozues do të paraqesin produktet, pajisjet dhe shërbimet e tyre të teknikës së fundit në qendrat e Las Vegasit.

Trendet kryesore të ngjarjes së sivjetme përfshijnë inteligjencën aritficiale, ‘Internet of Things’ dhe teknologjinë e lëvizjes./21Media