Hoti: Puna e parë në shëndetësi është sigurimi i barnave esenciale

Hoti: Puna e parë në shëndetësi është sigurimi i barnave esenciale

Grupet punuese të Vetëvendosjes dhe të LDK-së janë pajtuar plotësisht për sektorin e shëndetësisë dhe arsimit. Zyrtarët e këtyre dy subjekteve politike thonë se hapi i parë në shëndetësi do të jetë sigurimi i barnave esenciale, ndërsa në arsim ngritja e cilësisë. Por, njohësit e të dyja fushave presin nga qeveria e re që të bëjnë hapa konkret për realizimin e premtimeve dhe jo të mbesin vetëm në kuadër të premtimeve elektorale./21Media