“Prioriteti i parë i Haradinajt do të jetë demarkacioni”

Muharrem Nitaj i AAK-së, në emisionin Click në Radiotelevizionin 21 tregoi prioritetin e parë të qeverisë Haradinaj

Nitaj theksoi se një prej detyrave të para, mos të themi e para fare do të jetë vendosja e kontakteve me qeverinë e Malit të Zi, shikimi i mundësisë për rinegocim të marrëveshjes si dhe të ripërsëritet procesi i demarkacionit me Malin e Zi, shkruan rtv21.tv.

Nitaj bëri të ditur se ata besojnë shumë se do të ketë gatishmëri nga qeveria e Malit të Zi për negociata, andaj siç thotë ai, qeveria e re menjëherë do t’i hyjë adresimit dhe zgjidhjes së kësaj çështjeje të korrigjimit të marrëveshjes dhe rikthimit të kufirit tek qafa e Çakorrit dhe tek kulla./21Media

Back to top button