Vllahinja tha se shumë prej fëmijëve duhet të kenë nostalgjinë për personazhet kukulla me të cilët janë rritur

Vllahinja tha se shumë prej fëmijëve duhet të kenë nostalgjinë për personazhet kukulla me të cilët janë rritur

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se janë duke projektuar hapjen e një muzeu në kuadër të teatrit, ku do te ekspozohen personazhet kukulla.

“Secili fëmijë i Prishtinës tonë dhe jo vetëm, pas themelimit të Teatrit të Kukullave në vitin 1986, duhet të ketë shijuar të paktën një nga dyzetë e pesë premierat e shfaqjeve për fëmijë dhe sigurisht duhet të ketë prenotuar biletën të paktën një herë për të ndërtuar historinë e bujshme të afro 650 mijë shikueseve, që teatri “Dodona” me dashamirësi i ka pritur përgjatë këtyre viteve” ka shkruar ai.

Vllahinja tha se shumë prej fëmijëve, por edhe prej fëmijëve tashmë të rritur, sipas tij duhet të kenë nostalgjinë për personazhet kukulla me të cilët janë rritur.

Ai  gjithashu tha se për të promovuar trashigiminë e pasur të Teatrit të Kukullave, kanë projektuar hapjen e një muzeu në kuadër të teatrit, ku do te ekspozohen personazhet kukulla.

“Në këtë kuptim, ndjekja e modeleve të sukseshme është vlerë e shtuar. Në qytetin e Bursës tashmë është realizuar muzeu i “teatrit të hijes”, njohur me emrin “Karagöz Müzesi”. Vizita në këtë muze është në kuadër të vizitës zyrtare e cila po zhvillohet në institucionet kulturore turke bashkë me Institutin Kulturor turk “Yunus Emre”ka shtuar ai./21Media