Sipas kryetarit të Prishtinës, lajmi i shumëpritur është zyrtarizuar sot

Sipas kryetarit të Prishtinës, lajmi i shumëpritur është zyrtarizuar sot

Manifesta, bienalja nomade evropiane, shpalli Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës, si qytetin e parë nikoqir të Ballkanit për edicionin e 14-të të Manifesta që do të mbahet në vitin 2022.

Këtë e ka bërë të ditur kyretari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, i cili ka treguar se lajmi i shumëpritur është zyrtarizuar sot.

Ahmeti ka theksuar se, Prishtina  ka fituar të drejten e nikoqirit të një prej evenimenteve më të mëdha artistike në Evropë – “Manifesta 14”.

Pas Zurich 2016, Palermo 2018, Marseille 2020, është Prishtina 2022. Në një garë me Vienën dhe Kievin, bordi i Manifestes ka zgjedhur aplikimin e Prishtinës duke dërguar mesazhin se Ballkani është pjesë e Evropës dhe se mund të kontribuojë. Në tre vitet e ardhshme do të punojmë që ky organizim që sjellë mbi 200 mijë vizitorë të jetë më i miri ndonjëherë” , ka shkruar Shpendi në Facebook.

Ahmeti ka theksuar se, “Manifesta” do të sjellë, artistë, urbanistë, e intelektualë ndërkombëtar për të diskutuar, intervenuar, e ngritur çështje për hapësiren e përbashkët.

Bordi Mbikëqyrës i Manifesta-s zgjodhi qytetin e Prishtinës për shkak të rëndësisë gjeografike dhe gjeopolitike të Ballkanit në lidhje me historinë e fundit të Evropës dhe të ardhmen e saj.

Manifesta zan fillim të viteve 1990, misioni i Manifesta-s është të shqyrtojë topografinë e ndryshueshme kulturore të Evropës. Çdo dy vite, Manifesta shikon botën përmes prizmit të situatës specifike të një qyteti të ri nikoqir. /21Media