Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të kësaj jave në Superligën e Kosovës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të kësaj jave në Superligën e Kosovës

Në Skenderaj, Drenica ka pësuar humbje nga Llapi. Kjo fitore është tejet e vlefshme për skuadrën e Tahir Batatinës, pasi që mbeten në luftën për titull së bashku me Prishtinën dhe Feronikelin.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Mentor Zhdrella nga goditja e dënimit.

Ndërsa, në Gjilan, Prishtina në momentet e fundit me një gol të shënuar nga Mergim Pefqeli arriti të shënoj fitore ndaj Gjilanit.

Prishtina me këtë fitore mbetet në vendin e dytë me pikë të barabarta me skuadrën e Niklit.