Legia Varshava 85-83 Sigal Prishtina

Legia Varshava 85-83 Sigal Prishtina

Prishtina nuk arriti të kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Ajo pësoi humbje nga Legia Varshavës.

Edhe pse koha e rregullt përfundoi me epërsi të Prishtinës, 67-69, kjo nuk mjaftoi, pasi Legia Varshava e kishte fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me dy pikë epërsi dhe ky rezultat çoi ndeshjen në vazhdime.

U deshën dy herë nga pesë minuta për ta vendosur fituesin, ndeshja përfundoi me rezultat 85-83 për klubin polak. Me këtë fitore Legia u kualifikua në raundin e dytë të Ligës së kampionëve.

Lojtari më i miri te Prishtina ishte Divine Myles me 26 pikë, kurse te Legia Varshava më i miri në parket ishte Drew Brandon me 20 pikë.

Prishtina tani do të vazhdojë garat në fazën e grupeve në FIBA Europe Cup./21Media