Varesse mposht Prishtinën

Loading...

Varesse mposht Prishtinën

Z Mobile Prishtina është mposhtur sonte nga klubi i famshëm italian, Varesse.

Ndeshja e sotme ishte kthyese dhe u zhvillua në 1/16 të Kupës së Evropës në Basketboll, dhe kjo ishte humbja e dytë për Prishtinës, pas humbjes së parë që pësoi me rezultat të ngushtë në Prishtinë.

Çereku i parë i zhvilluar në Itali ka përfunduar me rezultat 33 -21, kurse çereku i dytë përfundoi 56 – 40, çereku i tretë perëndoi 77-59, edhe në çerekun e fundit italianët ishin më të mirë, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 100-84.

Varesse është pesë herë kampion i Evropës, edhe për kundër humbjes arritja e Prishtinës në këtë fazë, është historike për një klub të Kosovës.