"Prite n'shesh"

“Prite n’shesh”

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se këtë dhjetor për 28 ditë e natë, në pritje të Vitit të Ri, do të ketë atmosferë të ngrohtë festive, muzikë e aktivitete të ndryshme për të gjithë, teksa nuk do të mungojë as tregu i fundvitit.

“Të gjitha do të ndodhin në dy sheshet kryesore të Prishtinës! Zona 1 / Sheshi “Skenderbeu” Me 25 shtëpiza, bredhi i madh dhe performancat e pasditës; Zona 2 / Sheshi “Zahir Pajaziti”. Me 19 shtëpiza dhe me performancat e mesditës dhe patinazhi. Sonte prej orës 20:30, ju mirëpresim të gjithëve që së bashku të shënojmë fillimin e ditëve festive në Prishtinë!”, thuhet në njoftimin e komunës.

Labinot Avdiu DUO do të performojë në natën e hapjes./21Media