Prishtina 4:1 Llapi

Prishtina 4:1 Llapi

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 15-të, në Superligën e Kosovës. Prishtina mposhti Llapin, ndërsa Drita dhe Feronikeli ndan nga një pikë.

Prishtina ka arritur fitore të thellë kundër Dritës, ne rezultat 4:1. Golat për Prishtinën i shënuan Endrit Krasniqi (25’), Ahmet Haliti (32’), Ahmed Januzi (46′) dhe Armend Thaqi (70′). Kurse, golin e vetëm për Llapin e ka shënuar Kastriot Selmani në minutën e 75-të.

Ndërsa, ndeshja ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, përfundoi pa gola. Pas këtij barazimit, Drita renditet në pozitën e katërt me 27 pikë, ndërsa “Nikli” renditet në pozitën e gjashtë me 23 pikë./21Media