Këto janë rezultatet

Këto janë rezultatet

Prishtinës i ka takuar derbi i javës së fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Prishtina të dielën në palestrën “Bill Clinton” e ka mposhtur Ferizajn vendas me rezultat 30:27, në kuadër të javës së nëntë. Për Ferizajn që për herë të parë luan në Superligë, ishte humbja e parë pas tetë fitoreve rresht. Por kjo humbje e ka larguar nga pozita e parë. Stinorin vjeshtor në vend të parë e përfundon Istogu me 16 pikë, sa i ka edhe Ferizaj në vend të dytë.

Istogu ka për pak gol dallim më të mirë se Ferizaj. Vushtrria renditet e treta me 14 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vend të katërt. Në mes këtyre katër skuadrave pritet garë e fortë dhe interesante në stinorin pranveror.

Ndeshja në Ferizaj ishte interesante. Prishtina bëri shkëputje të lehtë në fillim (4:1) e më pas rriti epërsinë (9:4). Epërsia e Prishtinës shkoi deri në 7 gola (14:7), por lojtaret me përvojë të Ferizajt u afruan në fund të pjesës së parë në tri gola (16:13). Më pas ferizajaset në pjesën e dytë edhe barazuan rezultatin (20:20, 21:21) . Barazim tjetër kishte në minutën e 50-të, 25:25, por më pas Prishtina krijoi epërsi që e mbajti deri në fund. Sh. Mehmeti ishte më e dalluara te Prishtina me 9 gola. Nga 5 i shënuan M. Ipqi e M. Sefedini. Te Ferizaj më efikasja ishte M. Koneski me 10 gola.

Të dielën u luajt edhe ndeshja në mes të Samadrexhës e Vëllaznimit. Fitore shënoi Vëllaznimi me rezultat 30:25. A. Kursani shënoi plot 17 gola për Vëllaznimin. Ar. Maloku u dallua te Samadrexha me 9 gola.

Ferizaj – Prishtina 27:30 (13:16)

Ferizaj: Pjeshqiq, Trajkovska 1, Thaqi, Basha 2, Kelmendi 5, Koneski 10, Kupina 5, Fazlija 3, Damaneku, Sylejmani 1, Shabani, Beka, Haliti, Mehmeti

Prishtina: Ipqi 5, Shala, Sefedini 5, Krasniqi, Berisha, A. Krasniqi, Uka, Bregovina, Mekolli 2, Mehmeti 9, Sopjani 1, Stagova 4, Matarova 4

Samadrexha – Vëllaznimi 25:30 (12:13)

Samadrexha: Rr. Basholli, G. Basholli 2, A. Maloku, R. Maloku 2, D. Basholli 4, G. Basholli 4, M. Basholli, Ar. Maloku 9, Sadiku 4

Vëllaznimi: Kastrati 2, Kursani 17, Bytyqi, Hoda, Frrokaj 3, Radoniqi, Varaki 2, Mollakdrija, Gashi 5, Daija 1