Mposhtet Prishtina

Mposhtet Prishtina

Ekipi suedez IFK Norrkoping ka shënuar gjithesej 5 gola kundër ekipit kosovar FC Prishtina. Vetëm 40 minutat e pjesës së parë iu deshën suedezëve për të shënuar fitore ndaj kosovarëve.

Norrkopingu sulmoi portën kosovare me sukses për pesë herë, kështu duke avansuar ekipin me rezultat 5 me 0, shkruan rtv21.tv.

Golashënuesit kundër ekipit FC Prishtina ishin: David Moberg Karlsson, Sebastian Andersson dhe Niclas Eliasson dhe dy golat e fundit u shënuan nga Kalle Holmberg.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për garat evropiane “Europa League” e cila u mbajt në stadiumin Nya Parken, në qytetit Norrköping./21Media