Për një ambient më të pastër

Për një ambient më të pastër

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjitha subjektet ekonomike të cilat bëjnë shpërndarje të broshurave/fletushkave, se hedhja e tyre jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna është e ndaluar dhe shqiptohet dënimi prej 90 euro.

Sipas kryetarit të Prishtinës kjo po bëhet më qëllim të ruajtjes së ambientit.

“Me qëllim të ruajtjes së ambientit nga broshurat që shfaqen në çdo rrugë, veturë, hymje kolektive etj, që nga 1 Maji, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptojë gjoba për çdo operator që ka shpërnda fletushka/broshura në vende që nuk janë caktuar nga komuna. Gjoba mund të duket e vogël por shqiptimi i shpeshtë dhe për çdo vend është shpenzim i lartë”, tha Ahmeti./21Media