Prishtina investon mbi 300 mijë euro për fëmijët

Janë të shpërndara në lagje të ndryshme të kryeqytetit

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është bërë edhe me gjashtë kënde të lodrave dhe dy fushave sportive. Këto projekte komunës i kushtuan 341,717.45 euro.

Siç ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këto kënde dhe fusha janë të shpënrdara në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

“Afër Shkollës Fillore “Iliria” – kënd i lodrave
Afër Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” – kënd i lodrave
Afër Shkollës Fillore “ Zenel Hajdini” – kënd i lodrave
Në lagjen Dardania – kënd i lodrave
Në lagjen e Universitetit mbrapa ndërtesës së Ministrisë së Tregëtisë e Industrisë – kënd i lodrave dhe fushë sportive
Në lagjen Lakërishte mbrapa ProCredit Bank – – kënd i lodrave dhe fushë sportive
Fëmijët janë ata që gëzohen shumë për projekte.”, ka shkruar Ahmeti ndër tjerash në Facebook, ku ka publikuar imazhe nga këto kënde lojërash./21Media

Back to top button