Prishtina ka pësuar vetëm një humbje nga 36 ndeshjet e zhvilluara

Prishtina ka pësuar vetëm një humbje nga 36 ndeshjet e zhvilluara

Prishtina u shpall sonte kampion i Superligës së Kosovës në Basketboll, por festën e prishi dhuna që ndodhi në fushë në çerekun e tretë.

Ky është titulli i 15-të i Prishtinës në Superligën e  Kosovës. Nga 36 ndeshjet e zhvilluar në sezonin 2018-2019, Prishtina ka pësuar vetëm një humbje.

Fillimi  i ndeshjes sotme që u zhvillua në Rahovec, u përshkrua nga një koreografi sportive e paparë deri më tani në një spektakël sportiv në Kosovë.

Por, ndeshja u ndërpre pasi një tifoz hyri në parket në një moment, kur disa basketbollistë nisën sherrin në parket dhe po ashtu nga publiku u hodhi gjësende të ndryshme.

Pas largimit nga salla të publikut, nga loja u përjashtuan edhe tre lojtarë, Edmond Azemi i Prishtinës dhe dy lojtarë të Rahovecit, për përfshirje në përleshje dhe pastaj vazhdoi pjesa e mbetur e lojës.

Prishtina arriti që të shënoi fitore të lehtë përballë Rahovecit me rezultat 104–75.