Prishtina ka eliminuar Trepçën

Prishtina ka eliminuar Trepçën

Prishtina pa problem ka kalur në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke eliminuar skuadrën e Trepçës nga Mitrovica.

Rivaliteti ishte i madh në tribuna, si Plisat dhe Torcidat, krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme, ndërsa në fushë u pa vetëm skuadra e Prishtinës, të cilët ishin në epërsi gjatë gjithë ndeshjes.

Skuadra nga kryeqyteti arriti ta mbyllë çerekun e parë me 15 pikë epërsi, duke udhëhequr me rezultat 25:10. Edhe në çerekun e dytë ishte e njëjta histori. Ishin lojtarët e Prishtinës, ata të cilët shënonin nga çdo pozitë, duke e thelluar gjithashtu epërsinë, e cila shkoi deri në 29 pikë. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 52:23 në të mirë të skuadrës nga kryeqyteti.

As pas përfundimit të pjesës së parë, Trepça nuk ishte skuadër e denjë për Prishtinën, pasi kampioni i Kosovës veç se e thelloi epërsinë e cila në ato momente ishte 47 pikë. Rezultati pas çerekut të tretë ishte 78 me 31 në të mirë të Prishtinës. Edhe në çerekun e katër Prishtina shkeli në te gjitha aspektet skuadrën e Trepçës, kështu në fund Prishtina fitoi me rezultat të thellë 99:58.

Tanimë Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës më basketboll dhe do ta presë kundërshtarin nga ndeshja Golden Eagle Ylli – Bashkimi.