Salla do t'i ketë mbi 3 mijë ulëse

Salla do t’i ketë mbi 3 mijë ulëse

Komuna e Prishtinës në buxhetin e vitit 2020 ka ndarë mjete për ndërtimin e një salle të re sportive që do ndërtohet në Prishtinë.

I pari i komunës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se kjo sallë do t’i ketë mbi 3 mijë ulëse.

Përmes një njoftimi në Facebook Ahmeti ka treguar se salla është e paraparë për sportet si: basketboll, hendboll, volejboll si dhe për sportet luftarake. /21Media