Ndeshja përfundoi me rezultat 20:34 në favor të Prishtinës

Ndeshja përfundoi me rezultat 20:34 në favor të Prishtinës

Sot janë duke u zhvilluar ndeshjen në gjysmëfinalet e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Ndeshjet do të luhen në të dy konkurencat. Ekipet po përballen mes vete në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e meshkujve ka filluar në orës 13:00, ku në fushë janë takuar  Trepça dhe Prishtina.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 20:34 në favor të Prishtinës.

Kurse, aktualisht është duke u zhvilluar ndeshja e parë në konkurencën e femrave mes Istogut dhe Shqiponjës.

Kujtojmë se, ndeshja e dytë në kuadër të femrave në gjysmëfinale fillon në ora 17:00 dhe luhet mes Vushtrrisë e Prishtinës.

Ndërsa, prej orës 19:00 luhet gjysmëfinalja e dytë te meshkujt mes Kastriotit dhe Besa Famgas.

Ndeshjet finale në hendboll mbahen të dielën nga ora 19:15. /21Media