Prishtina 93:74 Apoel

Prishtina 93:74 Apoel

Sot, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Prishtina mposhti Apoel, në kuadër të FIBA Europe Cup.

Sigal Prishtina fitoi me rezultat 93:74 (33-23, 27-22, 11-16, 22-13). Prishtina dominoi gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Apoel arriti ta fitojë vetëm çerekun e tretë.

Lojtari më i mirë për Prishtinën ishte Dardan Berisha, me 32 pikë dhe 8 asistime.

Sigal Prishtina dhe Apoel gjenden në grupin C, në kuadër të këtyre kualifikimeve. Pjesë e këtij grupi janë edhe Ventspils të Letonisë dhe Medi Bayreuth të Gjermanisë.

Në edicionin e kaluar Prishtina arriti suksesin më të madh në FIBA Europe Cup, duke arritur në Top-16, kurse hera e parë që mori pjesë në këtë garë ishte viti 2015./21Media