Prishtina dje ka shënuar barazim

Prishtina dje ka shënuar barazim

Skuadra e Prishtinës po vazhdon përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Deri më tani bardhë e kaltrit kanë zhvilluar 3 ndeshje miqësore, ku dje kanë barazuar pa gola me skuadrën e Shkupit.

Në një njoftim në rrjetin social Facebook, skuadra e Prishtinës ka paralajmëruar se do të ketë disa ndryshime të tjera në skuadër.

“Afati kalimtar mbyllet me 16 gusht dhe deri atëherë priten edhe ndryshime tjera”, bëhet e ditur ndër të tjera në njoftimin e skuadrës së Prishtinës.