Po i afrohemi minutës së 60, të takimit mes Prishtinës dhe Norrkopingut

Po i afrohemi minutës së 60, të takimit mes Prishtinës dhe Norrkopingut

Rastin më të mirë në pjesën e dytë e pati futbollisti i Prishtinës Khalid, i cili nga një pozitë e mirë, nuk arriti të shënojë, pasi topi i tij preku vetëm rrjetën e jashtme të portës.

Gjatë pjesës së parë u vërejt një iniciativë e Prishtinës në fushë, por që nuk arritën t’i konkretizojnë disa raste të mira shënimi.

Prishtina e pati rastin më të mirë  për të shënuar në minutën e 37, kur goditja e Maxhunit nga 30 metra kaloi pranë shtyllës së portës së suedezëve.

Një rast tjetër pati edhe Liridon Leci në minutën e 25, por që goditja e tij më kokë, nuk gjeti portën kundërshtare.

Në këtë pjesë janë ndëshkuar me kartonë të verdhë dy lojtarë të Prishtinës, Boshnjaku dhe Fetahaj.

Në pjesën e dytë Përparim Osamni ka hyrë në lojë në në Vend të Liridon Fetahut.

Prishtina dhe Norrkoping takohen në ndeshjen kthyese të rundit të parë kualifikues për Europa League.