Ndeshja fillon në ora 18:00

Ndeshja fillon në ora 18:00

Sot luhen ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Një ndër tri ndeshjet të cilat do të zhvillohen sot është edhe ajo në mes të Prishtinës dhe Vushtrrisë.

Një orë para fillimit të takimit, tanimë të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet me të cilat do të nisin ndeshjen.

Dallku e ka nisur ndeshjen me transferimin e ri Oto John, si dhe Januzin në sulm, ndërsa tek Vushtrria shihen lojtarët e ri.

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Miftaraj, Abazi, Ahmeti, Zyba, Krasniqi, Korenica, Januzi, John. Kryetrajner: Armend Dallku.