Arrestohen të dyshuarit

Arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se në bashkëpunim mes vete kanë kultivuar substanca narkotike të llojit marihuanë.

Arrestimi i tyre është bërë dje në mesditë në Prishtinë.

Policia njoftoi se gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe janë sekuestruar pajisje laboratorike që janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike. Kurse laboratori është gjetur në fermën e njërit prej të dyshuarve.

Ndërsa në bodrumin e shtëpisë, pronë e njërit prej të dyshuarve është gjetur një laborator për kultivimin e bimëve narkotike si dhe 130 fije të mbjella me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të cilat janë konfiskuar.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media