Prishtinë: Arrijnë automjetet ushtarake amerikane për Ushtrinë e Kosovës

24 automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara, në Kosovë.

Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet të themelohen me miratimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës, raporton kallxo.com.

Në pritje të kësaj dite, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Shtetet e Bashkuara.

Ditë më parë ai ka vizituar automjete të blinduara të Ushtrisë amerikane në shtetin e Iowas, për të cilat flitet se do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

FSK-ja do të marrë edhe automjete te tjera “Humvee”, këtë herë dhuratë nga Amerika. Vlera e dhuratës mendohet se është rreth 10 milionë euro.

Më 14 dhjetor do të mbahet seanca ku është paraparë të votohen në lexim të dytë ligjet që i japin mandatin e mbrojtjes FSK-së.

Back to top button