Librashitësit në sheshin "Zahir Pajaziti" që nga marsi i këtij viti po presin se komuna do ta zgjidh problemin e tyre!

Librashitësit në sheshin “Zahir Pajaziti” që nga marsi i këtij viti po presin se komuna do ta zgjidh problemin e tyre!

U vazhdua tradita e kahershme që në sheshin kryesor të Prishtinës të dalin librashitës dhe të shesin libra të rinj por edhe asi të vjetra por që kërkohen nga lexuesit. Ata kishin hall si të bartin librat çdo ditë herë andej e herë këtej por edhe të punonin në mot të lig nuk e kishin kollaj.

Komuna e Prishtinës në fillim të viti duket se e mori seriozisht që ta zgjidh këtë problem, vendosi si kiosqe të përshtatshme për  të vendosur librat në rafte e librashitësi e lexuesi ta ndjenin veten mirë e jo kështu në situata të pamira në rrugë tash e ca vite!

Pse presin ato kisqe që do të bëjnë Këndin e librit në këtë shesh të Prishtinës?

Këtë pyetje ia bëm përmes postes elektronike drejtpërdrejt kryetarit të Komunës,z. Shpend Ahmeti. Ai pas disa minutave na u përgjegj shkurt e qartë: “Procedura është në përfundim dhe priten rezultatet e kërkesave të librashitësve ambulantorë që janë shqyrtuar dhe çdo gjë do të përfundoj si është më mirë”.

Pra të shpresojmë se Komuna dhe z. Ahmeti do ta realizojnë premtimin dhe para vjeshtës Prishtina do ta ketë Këndin e vet të librit…/21Media