A (s) ishte me vend mbyllja e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë?

A (s) ishte me vend mbyllja e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë?

Në një konferencë për media Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës bëri të ditur se deri tek mbyllja e gjimnazit të shkencave shoqërore “Ahmet Gashi” ka ardhur pas një vlerësimi i cili ka treguar se objekti i shkollës nuk i plotëson kushtet për mësim dhe se rrezikon nxënësit. Ndërsa, ndaj këtij vendimi të Drejtorisë së Arsimit, sot nxënësit e këtij gjimnazi protestuan para Komunës së Prishtinës./21Media