Vazhdon lirimi trotuareve nga veturat

Vazhdon lirimi trotuareve nga veturat

Ndërsa mbrëmë ishte për çdo kritikë neglizhenca e policisë në Prishtinë kur vandalistët sulmuan autobusët urban për ta “kremtuar” Halloweenin, sot kolegët e tjerë ia filluan më mirë e më mbarë.

Erdhi një ekip i tyre dhe u hodhën në aksion qe me ndihmën e “marimangave” pastruan trotuaret gjithandej Kodrës së Diellit (te Xhambazët)…

Qytetarët ( veçmas këmbësorët) ju gëzuan këtij aksioni duke uruar që të tillë të ket sa më shpesh në rrugët e kryeqytetit ku njëmend është bërë e padurueshme të gjesh trotuar të lirë sidomos më në hall janë ata me nevoja të veçanta fizike por edhe nënat me foshnjët me karroca…/21Media