Prishtinë: Sanohet shpërthimi i gypit të ujësjellësit

Gjatë këtyre ditëve punëtorët e ujësjellësit “Prishtina” janë shembull i angazhimit në detyrë

Përkundër kushteve tejet të vështira, hapësirës së pamjaftueshme për sanim për shkak të rrugës së ngushtë, motit me shi, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit arritën me sukses të sanojnë rrjedhjen e madhe të ujit që ndodhi mbrëmë në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë. Furnizimi me ujë të pijshëm iu rikthy konsumatorëve të asaj zone.
Ekipet janë në vendngjarje që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme dhe bashkë me punëtorë është edhe Kapllan Parduzi,UD i kryeshefit ekzekutiv i cili po u ofron mbështetje të vazhdueshme ekipeve të mirëmbajtjes, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”./21Media

Back to top button