Prishtina gjendet në vendin e tretë

Prishtina gjendet në vendin e tretë

Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të FIBA Eurpa Cup. Ventspils arriti ta mposhtë Sigal Prishtinën, me rezultat 104:84. Kjo është ndeshja humbja e dytë radhazi për ekipin nga kryeqyteti.

Lojtari më i mirë për Prishtinën ishte Fahro Alihodzic, me 21 pikë. Ndërsa për ekipin vendas ishte Rayan Luther, me 18 pikë dhe katër asistime.

Pas kësaj humbje Prishtina gjendet në vendin e tretë, në grupin C, me vetëm tri pikë të grumbulluara. Ndërsa, Ventspils vazhdon të jetë në vendin e parë, me nëntë pikë.

Synimi i kryeqytetasve është që të arrijnë sa më lartë në këtë garë, derisa edicionin e kaluar regjistruan suksesin më të madh, duke u kualifikuar në Top 16./21Media