Pas takimit Shtajmajer-Merkel-Shulc

Pas takimit Shtajmajer-Merkel-Shulc

Ishin mediat në rend të parë Bild dhe Reuters, që sot paralajmëruan arritjen e një pajtimi për koalicion e ri qeveritar ndërmjet demokristianëve të kancelares Angela Merkel dhe të socialdemokratëve të Martin Schulz.

Mirëpo, Schulz sot ka demantuar se është arritur  një marrëveshje  përfundimtare për koalicion me konservatorët dhe ka shtuar se formimi i një koalicioni tjetër të tillë nuk ishte “automatik”. Schulz ka  deklaruar se ka pas një marrëveshje që të gjitha  opsionet të mbesin të hapura me çka ka lënë kështu të hapur mundësinë  e  koalicionit më konservatorët e Merkel, shkruan rtv21.tv

Mediat kishin raportuar se Merkel dhe Schulz pas takimit me presidentin Frank-Walter Steinmeier janë pajtuar që të hapen  bisedimet për një koalicion qeveritar  përkundër deklarimeve të mëhershme të socialdemokratëve se do të shkojnë në opozitë pas zgjedhjeve të fundit për Bundestag . Sipas mediave  gjatë takimit me Steinmeier janë shqyrtuar të gjitha opsionet për qeverinë e re ku ka dominuar versioni i ish koalicionit qeveritar. Për rikthimin në këtë koalicion të mëhershëm kishte ndikuar  dështimi i bisedimeve për një koalicion qeveritar të kancelares Merkel me Demokratët e lirë dhe të Gjelbërit .Po ashtu vlerësohet së në këtë ka ndikuar edhe vendimi i Merkel që të evitohet formimi i një qeverie të pakicës.

Në ndërkohë menaxheri i CDU, Klaus Schuler, ka thënë se gatishmëria për të hyrë në bisedime  me socialdemokratët për koalicion qeveritar tregon se  janë duke synuar që këto bisedime të kenë përfundim të suksesshëm. “Tani është në socialdemokratët të qartësojnë qëndrimin,” – ka thënë  Schuler, duke shtuar se konservatorët respektuan qasjen e udhëheqësit të partisë SPD Schulz për të diskutuar për koalicionin e mundshëm me konservatorët  fillimisht në kongresin e social demokratëve  javën e ardhshme./21Media