Pritje deri në 1 orë e gjysmë në Merdare

Rikthehen kolonat në kufi

Në këto momente Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe shteteve fqinje kryesisht nuk ka pritje, përpos në Merdare, ku për të dalë nga Kosova udhëtarët duhet të presin deri në 1 orë e gjysmë. Në këtë pikë kolona e automjeteve është e gjatë deri në 300 metra, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa në pikën tjetër Mutivodë ka pritje deri në rreth 50 minuta për të dalë nga Kosova.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë maksimumi 5 minuta për hyrje-dalje nga Kosova.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në statistikat e përditësuar bën të ditur se në disa rrugë ka dëborë e akull, megjithatë të gjitha janë të kalueshme.

Në të gjitha pikat kufitare në hyrje dhe dalje të territorit të Kosovës në orët e para të mëngjesit nuk kishte pritje e kolona të gjata./21Media

Back to top button