Pritje deri në një orë në Merdare

Ndërsa në pikat tjera kufitare, gjendja është më e mirë

Mërgimtarët po presin deri në një orë në Merdare për të hyrë në Kosovë. Ndërsa për të dalë pritjet sipas Qendrës së Menaxhimit Kufitar, pritjet shkojnë deri në 15 minuta.

Pritje ka edhe në pikën kufitare në Han të Elezit. Për të hyrë në Kosovë në këtë pikë pritet deri në 15 minuta.

E njëjta situatë sikurse në Han të Elezit paraqitet edhe në Jarinje, ndërsa nuk raportohet për pritje në dalje.

Back to top button