Deri në 7 orë pritje

Deri në 7 orë pritje

Kolonë e gjatë dhe pritje deri në shtatë orë janë duke përjetuar mërgimtarët që janë duke dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdare.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në dalje të Merdares janë 6 orë e 40 minuta deri në 7 orë.

Pritje të mëdha nuk ka në pikat tjera kufitare. Në Dheun e Bardhë pritet 30-40 minuta, ndërsa në pikëkalimet tjera kufitare nuk ka pritje.

Gjatë sezonit të pushimeve verore dhe gjatë pushimeve të festave dimërore, mërgimtarët detyrohen të presin me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës