Pritje të gjata në Merdare dhe në Dheun e Bardhë

Edhe në orët e mbrëmjes po vazhdon të ketë pritje të gjata në pikat kufitare Merdare dhe në Dheun e Bardhë.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritje më të gjata ka në Merdare. Për të hyrë në Kosovë pritet 90 deri në 120 minuta, ndërsa në territorin e Serbisë kolona është e gjatë 1200 metra.

Pritje për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare tjetër me Serbinë, Dheu i Bardhë ku pritet deri në 90 minuta.

Back to top button