Pritje ka edhe në Mutivodë e Jarinjë

Pritje ka edhe në Mutivodë e Jarinjë

Mërgimtarët edhe këtë të premte po përballën me pritje të gjata në kufirin me Serbinë, gjegjësisht në pikën kufitare Merdare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare në dalje, udhëtarët duhet të presin deri pesë orë, ndërsa kolona është e gjatë mbi një kilometër, shkruan rtv21.tv.

Në pikëkalimin Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në dy orë, në Mutivodë deri një orë e gjysmë, ndërkaq në Jarinjë pritjet janë deri në 50 minuta.

Pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimum 10 minuta.

Dje mërgimtarët kanë pritur deri në gjashtë orë në Merdare./21Media