Privatizimi i Telekomit?!

Ministri Lluka thotë se Telekomi i dha jashtëligjshëm qasje “Artillery One” në databazën e të dhënave

Komisioni për Zhvillim Ekonomik ka dështuar të autorizojë komisionin qeveritar për privatizimin e Telekomit, pasi që anëtarët e komisionit nga opozita nuk morën pjesë në votim.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, pranoi se menaxhmenti i Telekomit i dha jashtëligjshëm qasje në data bazë të të dhënave një kompanie që dëshiron ta privatizojë. Kjo erdhi pas pyetjes së deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Ministri Lluka njoftoi edhe për shkëputjen e kontratës me Z-mobile./21Media

Back to top button