Keqpërdorim i detyrës

Keqpërdorim i detyrës

Dje rreth orës 13:00 pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë – Stacioni policor Gostivar kanë privuar nga liria 50 vjeçarin me inicialet A.B i punësuar në stacionin policor për mbikëqyrje dhe kontroll kufitar, për shkak të dyshimeve se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare, raporton TV21.

“Më datë 21 shtator rreth orës 16:20 minuta, në rrugën regjionale Hanet e Mavrovës Dibër, oficeri policor për kontroll kufitar A.B ka ndaluar për kontroll veturën “Kia” me targa të Ohrit drejtuar nga 61 vjeçari me inicialet P.B.H shtetas i Holandës dhe për shkak se gjoja ka kryer shkelje në trafik prej tij ka marrë 20 euro”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.