Babai rrah vajzën e tij

Babai rrah vajzën e tij

Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën femër Shqiptare, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje pas mesnate në Prizren.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media