Prizren: Nëna dyshohet se shiti vajzën dhe mbesën

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh

Hetime të policisë së Kosovës ku janë përdorur edhe masat e fshehta pretendohet të kenë zbardhur një rast, ku një shtetase nga Shqipëria e ka shitur vajzën e saj dhe vajzën e motrës tek klientë të prostitucionit.

Kallxo.com ka siguruar dosjen e prokurorisë së shtetit ku sqarohet se hetues të fshehur kanë kontaktuar me grupin dhe për 120 euro kishin kontraktuar shërbime seksuale nga vajzat që i menaxhonte e dyshuara.

Z.T. është paraburgosur në dyshimet se e njëjta në këmbim të parave në një motel në dalje të Prizrenit kishte organizuar prostitucion.

“Zyrtarët Policor janë involvuar në rast dhe kanë simuluar prostitucionin me persona tjerë, të njëjtit ishin involvuar duke simuluar blerjen e shërbimeve të prostitucionit në shumën e përgjithshme prej 120 Eurosh “thuhet në dosën e prokurorisë.

Për të njëjtën gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh./kallxo.com

Back to top button